Benfica viktima e radhës e Bayernit

Benfica viktima e radhës e Bayernit

Bayern Munichu ka vazhduar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Benfican në Estadio da Luz me rezultat 4-0.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, por në fraksionin e dytë, bavarezët e nënshtruan ekipin vendas…

Të gjithë golat, katër gjithsej, bavarezët i shënuan për rreth 25 minuta, nga minuta 70 deri në mbyllje të takimit.

Së pari Sane realizoj për avantazhin fillestar në minutën 70’, për t’u pasuar me golin e dytë të shënuar nga Everton në minutën 80. E dy minuta më vonë realizatori i spikatur Lewandovski nuk lejoi të mbyllet sfida pa u shënuar në listën e realizatorëve për bavarezët, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, saktësisht në atë të 85’, Sane shënoi edhe një herë për rezultatin përfundimtar SL Benfica – Bayern Munich 0:4, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles