Benjamin Mendy është pezulluar nga Manchester City pasi ai akuzohet nga policia angleze për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.
Policia ka lëshuar një deklaratë, ku konfirmon aktakuzën për lojtarin.
“Benjamin Mendy, 27 vjeç, është akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual”.
Club statement.— Manchester City (@ManCity) August 26, 2021
“Çështja do t’i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë”.