Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përshëndetur, shpalljen Lojtari më i mirë në Botë, të Karim Benzemës, me ç’rast shkruan se e mirëpret rikthimin e Topit të Artë në Francë.
Kjo sipas tij po ndodh 24 vjet pas Zidanes.
”KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Karim Benzema po rikthen një Top të ri të Artë në Francë. Urime për të!”.