Benzema ka një premtim të madh për tifozët e Real Madridit

Benzema ka një premtim të madh për tifozët e Real Madridit

Karim Benzema shkëlqeu edhe sonte ndaj Manchester Cityt.

Ai shënoi dy gola në humbjen 4 me 3 nga skuadra angleze, por u tregua optimist në deklarimin e tij pas ndeshjes.

“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion, por e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja.

Fillimi? Nëse hyn në një ndeshje pa besim ndodh një gjë e tillë. Siti është një ekip i mirë, luajnë në shtëpi dhe shënuan dy gola. Mund të themi se sot mungoi pak nga gjithçka, pak ambicie, pak presion, pak besim. I gjetëm 25 minuta me vonesë.

“Panenka”? Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”, tha Benzema pas përfundimit të ndeshjes.

Related Articles