Benzema pensionohet nga kombëtarja franceze

Benzema pensionohet nga kombëtarja franceze

Karim Benzema është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi shkaku i lëndimit, ai u detyrua që të kërkonte kohë të rikuperohej.

Mirëpo, derisa Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë!”.

“Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar pensionimin.

Benzema ishte rikthyer në kombëtaren franceze, pas videoskandalit seksual që kishte kërcënuar Mathieu Valbuenan dhe ishte pikërisht Deschamps që e kishte përjashtuar, derisa e kishte ftuar të merrte pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Related Articles