Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për situatat e dhunës në Kuvendit të Kosovës.
Ai me ironi ka thënë se gjuajtja me ujë nuk është sulm, por aksion simbolik, e sidomos tash kur janë temperaturat e larta.
Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton ta shkatërroj shtetin e Kosovës.
“Nëse e gjuan me ujë dikë, nuk është sulm, e aq më pak kur temperaturat janë të larta. Mendoj që Kurti nuk mund t’i fshehë dështimet që po ndodhin në Kosovë, as për aferat korruptive, të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Dhunën duhet ta dënojmë, nuk është mjet, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të nënçmohet vlera e luftës. Kurti po del në koordinim jo vetëm me Simiqin e Radojçiqin, por edhe me Vuçiqin. Serbia po fiton, cka fitum na? Mendoj, që Kurti e ka një mision me zhbë këtë republikë, me bë një republike të re, por koha nuk e bën njeri, ky ka zbrastësira, nuk është i përmbushur”, ka thënë ai në Debat Plus.