Berat: I riu plagos me thikë 85-vjeçarin

Berat: I riu plagos me thikë 85-vjeçarin

Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin T. B., 85 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, raporton A2.

I plagosuri ndodhet në spital, teksa shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Related Articles