Berat: Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, nis procedimi penal për mësuesin 62-vjeçar

Berat: Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, nis procedimi penal për mësuesin 62-vjeçar

Policia e Beratit ka nisur procedim penal për një mësues 62-vjeçar në shkollën e fshatit Barç, Skrapar, pas denoncimit në një emision televiziv, se ka ngacmuar seksualisht nxënësen 14-vjeçare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar shtetasin S. B në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu, në ambientet e DVP Berat, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual”./euronews.al

Related Articles