Sot ishte një ditë me emocione të përziera për sulmuesin e Vëllaznimit, Florim Bërbatovcin.
Atij i vdiq gjyshja, por për shkak të ndeshjes ndaj Drenasit në Grupin A të Ligës së Parë, nuk mundi të shkojë në varrim. Bërbatovci realizoi gol dhe gjakovarët fituan 2:1. Atë ia dedikon gjyshes së ndjerë.
“Golin ia dedikoj gjyshes e cila vdiq sot. Për shkak të ndeshjes, nuk ia dola që të marrë pjesë as në varrim. Zoti e mëshiroftë”, deklaroi Bërbatovci për Gazetën Olle.
“E kemi nisur sezonin shumë mirë dhe uroj të vazhdojmë kështu. Është ndjenjë e veçantë të luash për Vëllaznimin sepse qyteti ka pasion të madh për futbollin. Ky klub i mungon Superligës”, shtoi ai.
Vëllaznimi kryeson renditjen e Ligës së Parë me 16 pikë, dy më shumë se Trepça ‘89, të cilën e pret në fundjavë.