Berisha akuza për Kurtin: Hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve

Berisha akuza për Kurtin: Hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka pasur disa akuza për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve”.

“Sipas deklarimeve të z. Eskobar, barrikadat largohen me dialog dypalësh. Nëse ato largohen me gjak, sipas deklaratës së Albinit, kjo është një tjetër goditje e rëndë besoj dhe e parikuperueshme e raporteve SHBA kryeministër i Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Ligjvënësi opozitar i ka bërë thirrje Kurti që të ecë sipas rekomandimeve të diplomacisë së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Departamentit të ShBA-së.

“Pra deri tani, ka dy alternativa për largim të barikadave, e z. Eakobar me dialog dhe e Albinit me vrasje. Si deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës zgjedhë rrugën e z. Eskobar”, shtoi Berisha.

“Një politikan si Albini, që hyri në politikë, mbi humbjen e jetëve të djemve të ri kosovar, po kërkon të dalë nga skena politike, me gjak të ri të shqiptareve! Mendoj se tani kur është pjesë e mekanizmave shtetërore duhet ndalur me çdo kushtë gjakderdhjen për interesa personale të kryeneokomunistit Kurti në Kosovë”, përfundoi ai.

Related Articles