Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike sonte në emisionin “DPT te Fidani” i ka akuzuar akuzon komisionerët për dallavere në numërim.
Ai është shprehur se ata janë militantë partiakë dhe siç tha Berisha, familjarë të kandidatëve.
“Komisionerët faktikisht janë militantë të partisë, pastaj familjarë të kandidatëve që kanë qenë në në garë dhe kjo është diçka që ndodh për fat të keq tek ne. Sa do të vërtetohet nuk e di, por sido që të jetë ndryshimet ligjore vetëm kanë marrë regres në këtë proces demokratik”.
“Sikur krejt subjektet, edhe ne i kemi pasur komisionerët tanë në ato qendrat e numërimit, normalisht se ne si koalicion e kemi pasur përgjysmë me Aleancën dhe shenjat e para kanë qenë prej brenda, për atë edhe kam reaguar”, u shpreh tutje Berisha.