Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë  se shqiptarët janë në rrezik ekzistencial për shkak të projektit Ballkani i Hapur.

Nga promovimi i librit “Kurrë mos harro” me bashkëautorësi të Agim Aliçkajt dhe Nusret Pllanës, Berisha foli për atë që e quan qëllimin e vërtetë të kësaj nisme rajonale.

“Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës. A nuk erdhi Vuçiq në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhej më e madhe? Nga do të bëhej? Nga Kosova. De fakto është një projekt anti-europian. De fakto është një projekt pro-rus. Është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon”,ka thënë Berisha.

Kryedemokrati iu bën thirrje shqiptarëve të mos i nënshtrohen bashkëpunimit Tirana – Beograd, që sipas tij, mohon luftën e Kosovës.

“Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë”,ka thënë Berisha./tvklan.al/

Related Articles