Berisha: Ballkani i Hapur është ideuar nga Serbia për të rikthyer hegjemonizmin serb në ballkan

Berisha: Ballkani i Hapur  është ideuar nga Serbia për të rikthyer hegjemonizmin serb në ballkan

Gjatë takimit online me diasporën ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish projektin e Open Balkan. Berisha tha se Ballkani i Hapur është ideuar nga Serbia për të rikthyer hegjemonizmin serb në Ballkan.

“Në diskursin sot shqiptar, ju keni dëgjuar në rrafshin rajonal Ballkanin e Hapur, si projekti sipas Edi Ramës më i rëndësishëm, duke e paraqitur si një projekt që parandalon luftën. Ballkani u themelua në Novisad 3 vite më parë, një aleancë trelaterale, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojkë, Rama, Vuçiç, Zaev, paraqiste haptas Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më pas th se ishte një gabim teknik i stafit.

Ky projekt disa ditë pas Samitit të Novisadit, u quajt nga Vuçiç Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Kjo çon te ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizimi serb. Hegjemonizëm që u vendos në shekullin e kaluar çoi në luftëra të përgjakshme.

Ky projekt i influencës serbe dhe ruse, i kundërvihet haptas nismës së Berlinit që është bashkëpunimi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Janë çmimet stratosferike që ngrihet gjoja nga lufta në Ukrainë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sot shqiptarët blejnë qumështin, vezën, qumështin dhe vajin 108% më shumë se në vendet e BE-së.

Nafta është pothuajse dy herë më e shtrenjtë se në Shtetet e Bashkuara. Për të gjitha këto ne kemi thirrur protestë në datën 7 korrik dhe jemi të vendosur ta përdorim atë si një mekanizëm për të çmontuar këtë regjim”, tha Berisha.

Related Articles