Berisha: Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi

Berisha: Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur sot me ovacione nga demokratët në Fier pasditen e sotme.

Ai u prit nga kreu i PD-së në qytetin e Fierit, Luan Baçi, ndërsa shoqërohej nga Flamur Noka.

Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritu partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Për vendimin e SHBA-së, ish-kryeministri përsëriti se “është bazuar në shpifje dhe se nuk kanë fakte që provojnë fajësinë e tij”.

Sali Berisha po bën takime me demokratët në të gjitha qytetet e Shqipërisë, takime të cilat i ak emëruar “Foltorja”. Synimi i ish-kryeministrit është “të kthejë PD-në në vlerat e mëparshme”.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën, të cilit i kërkoi të lë mandatin dhe të kthehet andej nga ka ardhur.

“Kemi një krizë të thellë, por do ta kapërcejmë të gjithë së bashku. Ky entuziazmi juaj është rikthimi i opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, peng-Basha më mirë të themi do jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Uroj të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.

Related Articles