Berisha dhe Meta marshojnë drejt kryeministrisë

Berisha dhe Meta marshojnë drejt kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me mbështetësit e tyre, po marshojnë drejt kryeministrisë në Tiranë, aty ku do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

Qindra qytetarë u mblodhën në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku pritën kryedemokratin Berisha.

Meta, gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, u shpreh se protesta është nisur me synime paqësore dhe bëri thirrje të mos provokohen protestuesit.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur, prej orës 15:00./Euronews.al

Related Articles