Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha që dikur ishte rreshtuar kundër, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot duket se ka ndërruar anë, ai u pa në një takim me ambasadorin. Madje vetë Berisha, e ka quajtur këtë takim “pritje vëllazërore”.
Berisha në një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin Berishaj.
Ai madje ka treguar se ka marrë një dhuratë nga Berisha, një libër.
“Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin“, shkroi ai.
Kujtojmë se PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.
Madje edhe vetë, Berisha kishte shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Rritet tatimi pasurohet Martini”.