Berisha: Edhe bashkimin kombëtar që e ka propozu Kusari s’e votoj pa u plotësu kërkesat e Policisë

Berisha: Edhe bashkimin kombëtar që e ka propozu Kusari s’e votoj pa u plotësu kërkesat e Policisë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se nuk do të votojë asnjë nga marrëveshjet ndërkombëtare pa u plotësuar kërkesat e Policisë së Kosovës dhe pa u zgjidhur çështja e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Berisha në seancën e Kuvendit, ka thënë se nuk do të votonte as bashkimin kombëtar të propozuar nga deputetja e VV-së që është shefe e deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Para se me lexu këtë tekstin për me vazhdu votimin, po du me thanë edhe nja, unë e mbështes edhe një ide të deputetit Fatmir, Fatmir Humolli, e ka që kërkesat e policisë, zgjidhja e çështjes së veteranëve të plotësohen ose ne nuk votojmë as ligjet ndërkombtare, po jo veç ndërkombëtar po edhe bashkimin kombëtar që e ka propozu Mimoza Kusari s’e votoj pa u plotësuar qito kërkesa të policisë”, ka thënë Berisha.

Aktulisht Kuvendi po vazhdon me seancën plenare ku në po zhvillohet pika për zgjedhjen e “Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Related Articles