Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se kryeministri Edi Rama, ka firmosur diku për të ndarë Kosovën sipas orekseve të Serbisë.
“Unë garantoj shqiptarët se Edi Rama vazhdon si argat i Vuçiçit, çdo ditë dhe çdo javë dhe muaj, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb. Sipas projektit të serbomadhisë. Ju këtu, çfarë t’u them unë ju këtu, ju jeni zero pas një numri. Ne ramë dakord për një rezolutë, në të cilën mbështetet pikë për pikë, nen për nen rezoluta e Kuvendit të Kosovës. Kurse kreu juaj, Pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit, argati i Vuçiçit, këtu në një fjalim të stilit të Muamer Gadafit, një orë e gjysëm, bëri gjithçka për të vazhduar përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmoi egërsisht kryeministrin e Kosovës. Përsëri shpalli projektin e ndarjes së Kosovës, të vendosjes së veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it. Përsëri përsëriti tezat e Vuçiçit për tokën e askujt”.
“Përsëri foli për dallime ideologjike. Po ku ke ideologji ti? Ideologjia jote është e një tradhtari, e një hajduti, e një banditi të lidhur me Belivukër dhe stër-belivukër. Dhe flet për ndarje të tilla ti këtu. Ideologjia jote është e tëra në kurriz të Kosovës dhe dëmtim të çështjes së saj. Ka 10 vite që kur erdhi në pushtet, çfarë bëri? Një çështje të mbyllur në mënyrë përfundimtare, ndryshimin e kufijve, e hapi në takimin e parë me Vuçicin. Nga ai takim gjer më sot janë bërë 13 takime, publike apo të fshehta, në të cilat ka pasur vetëm një çështje në axhendë: ndarja e Kosovës. Edhe në takimin e fundit në Nju Jork, u informua për skenarin e Radioçiçit, të cilën Policia e Kosovës ua plasi në dorë“.
Ai tha se fjalimi i kryeministrit Rama në Kuvend ishte shkruar në zyrën e Aleksandër Vuçiq, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin.
“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.”, tha Berisha.