Berisha: Gjykata Kushtetuese si ChatGPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund 

Berisha: Gjykata Kushtetuese si ChatGPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund 

Lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se po funksionon sikurse aplikacioni i inteligjencës artificiale, ChatGPT.

“Ne po e jetojmë disa situate të çuditshme me mos konstituimin e kuvendit dhe me këtë çoroditje qe na ka ndodhë me një lloj përçarje, me etiketime dhe kundërshtime që nuk shpjegohen. Edhe Gjykata Kushtetuese po funksionojke si ChatGPT po të tregojke deri dikun po kurrë nuk po e jep përgjigjen se çka me bo më tutje”, tha Berisha.

Berisha ndër tjerash shtoi se nga e gjithë situata politike e krijuar beson që përfundimisht Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Related Articles