Berisha: Haxhiu si u.d e presidentes do të ishte tragjedia më e madhe në botë

Berisha: Haxhiu si u.d e presidentes do të ishte tragjedia më e madhe në botë

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se të njëjtat probleme do të paraqiten edhe me formimin e qeverisë, pas zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së kuvendit.

Berisha tha se nuk duhet harruar se nuk ka edhe një gatishmëri të frontit opozitar për formimin e një qeverie, teksa shtoi se tragjedia më e madhe në botë do të ishte që Albulena Haxhiu nga VV-ja të jetë ushtruese e detyrës së presidentes.

“Por mos të harrojmë që nuk ka edhe një gatishmëri të frontit opozitar, besoj unë, të konsoliduar,pa çka se ka ide për të dalë nga kjo krizë, së paku një është plasuar nga LDK-ja, që besoj se duhet mirëpritur, është qeveria transitore, me mandat të qartë në ligj e në Kushtetutë edhe në funksionin e saj”.

“Mos të harrojmë se prilli do të vijë së shpejti, do të ngelemi edhe pa president dhe do të ishte tragjedia më e madhe në këtë botë që Haxhiu të ngelej personi që ushtron funksionin e presidentes së shtetit nëse do të ishte kryeparlamentare e këtij vendi”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, Berisha tha se me zgjedhjen e Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentes, Presidenca do të politizohej skajshmërisht, do të kalonte në paaftësi profesionale e në inate personale.

“Aty pastaj do politizohej skajshmërisht, do kalonte në paaftësi profesionale e në inate personale që do të pësonin jo vetëm institucionet dhe partitë opozitare, por secili qytetar i Kosovës”, tha ai.

Related Articles