Berisha i nervozuar i drejtohet partisë së tij: Ju të PDK-së bëni qetësi atje

Berisha i nervozuar i drejtohet partisë së tij: Ju të PDK-së bëni qetësi atje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është nervozuar me kolegët e tij të cilët duket se nuk e dëgjonin dhe bënin zhurmë derisa ai fliste.

Berisha për një moment i është drejtuar atyre “Ju të PDK-së bëni qetësi qatje, allo PDK-ja” raporton Gazeta Express.

Kryetari Konjufca intervenoi duke ju bërë thirrje deputetit të PDK-së, Elmi Reçica për qetësi.

“Zoti Reçica, zoti Hyseni po ju bën thirrje po thotë ju PDK-ja” tha Konjufca.

Related Articles