Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deputetit Haxhi Avdyli, derisa ky i fundit i ka quajtur kolegë veteranët.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë mënyrë, Haqiu siç e ka quajtur Avdylin, po tenton t’i mashtrojë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës.
Berisha po ashtu ka shkruar se Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist.
Postimi i tij i plotë:
“Kolegët Veteranë” dhe gjuha mashtruese e tyre.
(Në koment, Ligjet)
Sot, paskan dalë “kolegwt veteranw” nga soji politik Haqiu, duke provuar t’i mashtrojnë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës.
Ligji mbi kategorizimin e veteranëve të luftës, (Ligji Nr.05L-141 Për ndryshimin dhe plotësimin e Nr. 04/L-261 për veteranë e UÇK.
Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist.
Por, hartuesit e Ligjit në fjalë, të vetëdijshëm për disponimin anti-UÇK të opozitës atëherë dhe anti-vlera të luftës, të pozitës së sotme qeverisëse, në Nenin 16A, Aline 3, pika 3.1
(3. Skema e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, zbatohet pas kategorizimit përfundimtar.
3.1. Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik)
Me këtë edhe e kanë ruajtur të drejtën e Veteranëve që të trajtohen sipas Ligjit bazik, siç përkufizohet në Nenin 18, të tij:
(Neni 18
Lartësia e shumës së pensioneve.
Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.
Gazeta zyrtare e Republikës se Kosovës / Nr. 26/ 23 Prill 2014 Prishtinë)
Pra, ju mund të manipuloni me gjuhën e propagandës tipike komuniste që e keni instaluar në kursin e politikbërjes partiake dhe qeverisëse, me atë kategorinë e, siç i quan kryeministri ynë apo në cilësinë e “bashkëkolegut tuaj luftëtar veteran” atëherë kryemashtruesit Kurti, i sojit të Haqiut, përkatësisht kategorinë prej 47% “analfabet funksional” siç i ka cilësuar kryetari i LVV përkrahësit e tij votues, që nuk e lexojnë Kushtetuten pa qenë pranë varrit të Heroit Kombëtar, por nuk mund ti mashtroni qytetarët as veteranët koshient të Kosovës, nëse flasim me gjuhën e Ligjit.