Berisha: Kryetari i Kuvendit është aksidental, nuk plotëson kriteret e integritetit

Berisha: Kryetari i Kuvendit është aksidental, nuk plotëson kriteret e integritetit

Ish-deputeti i PKD-së, Hisen Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, kritikoi ashpër kreun e Kuvendit, duke e cilësuar atë si “aksidental” për postin.

“Nëse flasim me gjuhën e atij patriotizmit jashtë institucional, atëherë jemi në rregull me atë çfarë po thotë kryetari aksidental i Kuvendit.

E quaj aksidental sepse nuk plotëson asnjë nga kriteret mbi të cilat është mbajtur bllokada institucionale prej disa muajsh në emër të mungesës së integritetit të gjithë kandidatëve para tij.

Kjo ishte një standart që vendosëm si Parti Demokratike por kjo nuk do të thotë se në radhët e deputetëve gjithsecili i plotëson ato kriteret e integritetit për të qenë mbartës apo titullar i një institucioni relevant siç është Kuvendi mbi të cilin funksionojnë të gjitha institucionet e tjera. Prandaj mendoj se ka pasur një shkarje”, u shpreh Berisha.

Related Articles