Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e ka kundërshtuar kandidaturën e Bajram Begajt për president të Shqipërisë.
Ai këtë akt e ka quajtur antikushtetues.
Sipas Berishës, ai që beson se mund të shesë gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetutën, Ushtrinë dhe shoqërinë shqiptare.
“Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo logjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrisë ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake” ka shkruar Berisha.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tipik për juntat dhe të pashembullt në historinë e vendeve të lira ka thënë më tutje Berisha.