Berisha: Kur Nisma të vie në pushtet, parlamentit do t’i kthehet serioziteti

Berisha: Kur Nisma të vie në pushtet, parlamentit do t’i kthehet serioziteti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se me ardhjen në pushtet të Nismës Socialdemokrate, Kuvendit të Kosovës “do t’i kthehet serioziteti”.

Kjo pasi sipas tij, Parlamenti “është venitur, madje edhe nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm”.

“Nisma dhe fryma e Nismës Socialdemokrate do të jetë nga shkurti i vitit të ardhshëm në Parlament, dhe mendoj se Parlamenti do të fillojë të rikthejë seriozitetin që e ka pasur sepse është venitur, ose nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët aksidentalisht para katër vjetëve erdhën në pushtet”, tha Berisha në emisionin “DPT te Fidani”.

Tutje, ish-deputeti shtoi se Lëvizja Vetëvendosje do të marr “më së shumti 30 për qind të votave, pasi populli i Kosovës nuk mashtrohet më”.

“Sondazhi i fundit Vetëvendosjen e ka pru në 33/34 për qind, por unë mendoj që është shumë, realisht duhet të sillet nga 28 deri në 30. Baza e tyre sillet prej 9 deri në 12 për qind. Po mendon që ky popull edhe një herë mashtrohet, nuk ka lujt ky popull. Gjithnjë e më tepër po dalin gjërat në shesh, të cilat nuk përputhen me premtimet që i kanë dhënë”, tha Berisha.

Related Articles