Berisha: Kurtin s’e përkrahë më populli, duhet ta heqim, s’e kam problem a hyjmë ne në pushtet

Berisha: Kurtin s’e përkrahë më populli, duhet ta heqim, s’e kam problem a hyjmë ne në pushtet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se duhet të vijë një qeveri tjetër.

Berisha tha në një intervistë për T7 se nuk e ka hallin nëse AAK-ja vjen në pushtet.
“Kësaj radhe, në këtë situatë nuk e kam problem a hyjmë ne në pushtet, veç ta heqim këtë, të mos shkojmë më poshtë. E merr dikush pushtetin… Veç ta kthejmë gjendjen në normalitet”, tha Berisha.

Ai thotë se mocioni i ngritur nga AAK-ja mund të mos ketë sukses, por sipas tij “është veprim që duhet ndërmarrë.

“Ne vendin duhet ta shpëtojmë. Ka parti që i këqyrin sondazhet dhe veprojnë sipas sondazheve, mirëpo i garantoj të gjithë deputetëtë, pozitë e opozitë: qeky popull nuk e përkrahë më këtë njeri”, tha Berisha

“Sondazhet njëherë duhet t’i lëmë”, tha ai ndër tjerash.

Related Articles