Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha sot në Kuvend teksa po diskutohet për situatën në veri, ka thënë se duhet të rikthehet sundimi i Ligjit, ama kjo s’arrihet me fjalë të bukura e interesante.
“Unë e falënderoj këtë deputetin e VV’së që tha se Serbia ka bë gjenocid e ka dhunu. Qat punë e ka Serbia se e kemi armik. Këshillat e miqve nuk po i bën derisa po dëgjohet dëmi, po masi po bëhet dëmi po i dëgjon.”, tha ai.
“Insistimi për me tensionu situatën, kjo shkon në favor të atyre tjerëve. Sot rikthimi i sundimiti të ligjit në atë vend është shumë me rëndësi. Nuk besoj që ju doni me na qitë në pikën e kthimit të rezolutës 12/44. Mos i rreziko policët. Cka janë ato në Hoqë ato skena. Shumë i frikësohem që kanë me bë dicka vet që me na lënë fajin neve në këtë situatë.” shtoi Berisha.