Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës deputetët diskutuan lidhur me themelimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, raporton Gazeta Enigma.
Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm që kundërshtoi themelimin e këtij komisioni hetimor.
Ndërsa në anën tjetër me iniciativës të LDK-së, opozita kërkoi themelimin e këtij komisioni.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputeti I AAK-së, Bekë Berisha shtroi disa pyetje lidhur me këtë çështje.
Fjalimi i deputetit Berisha:
Këtu u fol shumë e dëgjova shumë deputetë duke u menduar me u arsyetu pse nuk duhet hetim, bile ti i dhe zor fort. U mundova me të kuptu edhe ty. E kam dëgjuar edhe këtë deputetin tjetër tu thanë që nuk janë vjedh 600 mijë, por 300 mijë.Hajnia e keqpëdorimeve është temë tjetër. Pse e përkrahi këtë hetim?
Kallëzomni kush e ka autorizu Ridvan Muharremin? Pse u marrë ai me këtë punë? Kjo ka të bëj me sigurinë kombëtare. Pse po lypen certifikime e standarde.
A janë respektuar procedurat?A kanë certifikim të sigurisë ministrja, akterët, Ridvan Muharremi. Pse u marrë ky me këtë punë?Nëse nuk përkrahet kjo, ju po doni me fsheh diçka. PIKË.