Berisha lajmëron protestë kombëtare para selisë së PD-së

Berisha lajmëron protestë kombëtare para selisë së PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë ditën e shtunë, datë 8 Janar, për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e PD-së.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se protesta do të jetë kombëtare, dhe do të nisë në mesditë, përpara selisë së PD-së.

Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 Janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij./Gazeta “Enigma”/

Related Articles