Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur

Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur

Avokati Besnik Berisha ka komentuar reagimet e fundit mbi lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që erdhën pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë historisë ka kaluar në stuhi të forta me rënie e ngritje, por siç thotë ai ka mbijetuar falë njerëzve që në momente të vështira kanë ditur të vendosin partinë mbi egon personale.

Sipas tij, LDK ka nevojë për qartësi dhe komunikim të hapur duke lënë anash etiketimet dhe ndarjet e reja. Berisha thekson se partia duhet t’i përgjigjjet me përgjegjësi politike dhe morale të gjithë votuesve të saj.

Tutje, ai shton se ‘forca e vërtetë politike nuk tregohet duke mbyllur debatin por duke hapur atë’ duke potencuar se partia nukë është pronë e askujt.

Postimi i plotë:

LDK ka nevoje per qartesi, jo per zhurme.

LDK ka kaluar shume stuhi ne historine e saj. Ka pasur fitore, humbje, ringritje dhe rënie. Por gjithmone ka mbijetuar sepse ka pasur njerez qe, edhe ne momentet me te veshtira, kane ditur ta vene partine mbi egon, mbi nervin dhe mbi interesin personal.

Ka caste kur lodhja, presioni dhe zhgenjimi e bejne secilin te reagoje me ashper se sa duhet. Kjo eshte njerezore. Por lidershipi matet pikerisht aty, ne aftesine per te mos e bartur mllefin te partia, te elektorati dhe te ata qe presin orientim e shprese.

LDK sot nuk ka nevoje per tone te larta, as per etiketime, as per ndarje te reja. Ka nevoje per qartesi. Per komunikim te hapur. Per pergjegjesi politike dhe morale ndaj njerezve qe na besuan voten edhe kur nuk kishim pushtet, edhe kur ishte me e lehte te na braktisnin.

Partia nuk eshte prone e askujt. As tribune per te shfryre inate, as strehë per ta relativizuar humbjen. LDK eshte amanet i qytetareve dhe pergjegjesi ndaj se ardhmes se vendit.

Une besoj se forca e vertete politike nuk tregohet duke e mbyllur debatin, por duke e hapur ate. Jo duke i perjashtuar zerat ndryshe, por duke i degjuar. Jo duke i mbrojtur pozitat, por duke e mbrojtur besimin.

Sot me shume se kurre, LDK ka nevoje per maturi, reflektim dhe udheheqje qe bashkon. Jo per te fituar nje dite, por per te rikthyer nje shprese. Qartesia sot eshte detyrim, jo zgjedhje.

Related Articles