Berisha me kërkesë për kryetarët e komunave nga opozita: Policëve t’u ofrohen pa pagesë shërbimet shëndetësore

Berisha me kërkesë për kryetarët e komunave nga opozita: Policëve t’u ofrohen pa pagesë shërbimet shëndetësore

Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare të policisë së Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë Hysen Berisha, ka kërkuar që të mbështetet kjo draft-rezolutë me votë.

Por, ai bëri edhe një kërkesë për kryetarët e komunave që vijnë nga partitë opozitare.

“Nëse nuk e përkrahim edhe kësaj radhe këtë nismë ligjore me votë, me votën e shumicës, atëherë i thërras kryetarët e komunave që drejtohen nga opozita, me theks të veçantë të Partisë Demokratike, që të vendosen një beneficion, policëve dhe familjarëve të tyre që pa pagesë t’u ofrohen shërbimet shëndetësore. Të paktën këtë mund ta bëjmë pa ndonjë sforcim”, tha Berisha.

Related Articles