Deputeti Bekë Berisha shprehu qëndrime të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë një interviste në emisionin “Canapé”.
Berisha kritikoi mentalitetin e disa qytetarëve që i referohen Kurtit si “Baba”. “Burri i martuar i thotë ‘Baba’. Nuk më pëlqejnë këto gjëra,” deklaroi ai.
Ai vazhdoi me akuza për dështimet e qeverisë, duke thënë se ekzekutivi i Kurtit është përfshirë në “skandale dhe hajni” dhe ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tij.