Berisha: Në rezolutën e PPE-së u mbështet PD-ja dhe jo PS-ja

Berisha: Në rezolutën e PPE-së u mbështet PD-ja dhe jo PS-ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot e pati një tubim ne qytetarë në Librazhdë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai ka folur sërish për rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Evropiane. Lideri opozitar pohoi se kjo rezolutë dënon Ramën dhe është në mbështetje të opozitës.

“U sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, partisë më të fuqishme që qeveris sot me 14 kryeministra, drejton Komisionin Europian, Parlamentin Europian, të cilët dje votuan me unanimitet një rezolutë në mbështetje të secilit prej jush, të votës tuaj, të fitores së PD dhe denoncuan Edi Ramën, klikën e tij si armiq të egër të votës së lirë të shqiptarëve, tha Berisha, sipas A2CNN.

Related Articles