Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë një deklaratë të çuditshme rreth krizës në Kuvend, duke thënë se “nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme”.
Berisha e bëri këtë deklaratë pas fështimit të 29-të për konstituim të Kuvendit
Shkrimi i tij i plotë:
29 herë dështim!
“1. Kur nuk mundesh me komuniku as me u marr vesh me askënd!
2. Kur nuk respektohet asnjë vlerë!
3. Kur i vjetri për të riun është barrë edhe i panevojshëm!
4. Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka!
5. Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri!
6. Kur rrena e mashtrimi mbizotërojnë dhe marrja s’ka kuptim!
7. Ku njerëzit bëjnë homazhe para heronjve për çdo ditë teknikisht dhe përloshen fallc!
8. Kur çdo pozicion shtetëror mbushet me njerëz të poshtër!
9. Kur fjalën kryesore e ka ma i keqi ndër të kqite!
10. Kur degjenerimi dhe çoroditja mbërrin majën! Dhe tradhetia është kryefjala e të gjithave
Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme!”