Kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe të hënën përsëriti akuzat për manipulim zgjedhjesh.
Kreu i PD-së nuk ka përjashtuar asnjë skenar në shtator me rinisjen e jetës politike, duke përfshirë këtu edhe grevën e urisë.
“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore, e nën shembullin personal t’ju rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, nuk përjashtohet asnjë variant. Do bindim qytetarët se kjo ishte një farsë. Ai njeri s’ka moral, kur pranon krimin elektoral të karteleve. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Kushdo që beson te rruga jonë është i mirëpritur. Dhe nëse besoja se kjo betejë nuk fitohet, nuk do e nisja. Jam i bindur se këtë betejë ne do ta fitojmë. Do vazhdojë lufta për ndërgjegjësimin e botës për farsën elektorale. Por e theksoj, farsat elektorale nuk fitohen kurrë nga opozita”, u shpreh Berisha. / Gazeta Enigma.