Berisha: Open Balkan do hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet

Berisha: Open Balkan do hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, tha se projekti i Ballkanit të Hapur do të hidhet poshtë, kur PD të vijë në pushtet.

“Serbia të kërkojë falje dhe jo të mohojë gjenocidet. Kjo se ata që mohojnë gjenocidet, ata nuk duhet të kenë vend në botën e qytetëruar. Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet”, theksoi ai.

“Ballkanin e Hapur nuk e mbështet Amerika, SHBA mbështet vetëm bashkëpunim mes vendeve sovrane”, deklaroi Berisha./Gazeta Enigma/

Related Articles