Berisha: Pas 21 vjetësh punë, drejtori Shkumbin Ahmetxhekaj me urdhër të Albinit dhe Vjosës më largoi nga RTK-ja

Berisha: Pas 21 vjetësh punë, drejtori Shkumbin Ahmetxhekaj me urdhër të Albinit dhe Vjosës më largoi nga RTK-ja

Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, se i’a kanë ndërprerë kontratën e punës me televizionin publik.

Berisha ka thënë se drejtori Shkumbin Ahmetxhekaj, me pororsi direkte nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit, e ka larguar atë nga puna.

“Dy ditë para se të mbaroj masa 6 mujore e suspendimit tim nga RTK, vet Ahmetxhekaj është kujdesur që ta marrë në dorë situatën. Ai vendosi që të ma ndëpres marrëdhënien e punës, nga data 26 shtator 2022, në ditën kur unë para disa ditësh isha njoftuar nga administrata se duhet të dalë në punë. Ahmetxhekaj vendosi që të më largoj nga puna, pas 21 vjetësh pune në RTK” shkruan Berisha.

Tutje Berisha ka njoftuar se do të dorëzojë padi ndaj Ahmetxhekajt dhe RTK-së në lidhje me largimin e tij nga puna.

“Fakte kam mjaftueshëm për ta demonstruar gjuhën e urrejtjes dhe të mosdurimit, motivin e organizuar midis pushtetit dhe vartësve të tyre në RTK, që të bëjnë çdo gjë për largimin tim nga puna.Shihemi në Gjykatë” , ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Related Articles