Berisha për fjalimin në Strasburg: Rama tradhtar, i futi thikën pas shpine Kosovës

Berisha për fjalimin në Strasburg: Rama tradhtar, i futi thikën pas shpine Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me fjalimin që ky i fundit mbajti në Strasburg një ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë së tij, Berisha u shpreh se Rama është një tradhtar i cili i futi thikën pas shpine Kosovës, teksa në fjalim përdori fjalën komb kosovar, e jo shqiptar.

“Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, me dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ai aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Edi Rama në Strasburg, shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe shpalosi tezen serbe anti-shqiptare të kombit kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm iraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por zhdukjen indirekt të kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futit kombit tonë, në 150 vitet e fundit nga një tradhtar shqiptar”, theksoi Berisha. /euronews.al

Related Articles