Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama, është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të ruajtur karrigen e tij.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e PD-së në rrethe, Berisha deklaroi se Rama merr urdhra nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas Berishës, Shqipëria është shndërruar në çiflig të Ramës.
“Kemi të bëjmë me një njeri i cili, për pasurimin e tij dhe karrigen e tij, nuk njeh shoqërinë shqiptare, nuk njeh Shqipëri, nuk njeh komb shqiptar, nuk njeh interes kombëtar, nuk njeh interes publik. I leverdis të marrë vendime anti-shqiptare, për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç apo të Erdogan dhe cilitdo qoftë. Shqipëria është shndërruar në mënyrë absolute, çiflig i tij.
Nuk zbatohet asnjë normë, asnjë ligj. Ka ngarkuar Vuçiç për Ballkanin e Hapur dhe punon kundër Kosovës. Jep urdhër presidenti i Turqisë, një vend mik, por që nuk mund të sillet kurrë në këtë mënyrë, mbyll shkolla, kopshte”, theksoi kryedemokrati.