Berisha për Kurtin: I pafytyrë dhe hipokrit

Berisha për Kurtin: I pafytyrë dhe hipokrit

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ai e quajti kryetarin e LVV-së, “të pafytyrë dhe hipokrit”.

“Albin Kurti për afër 20 vjet e ka sulmuar Fatmir Limajn, s’ka lënë pa e ofenduar dhe pa shpifur, për një moment është bërë “komandant çeliku”. Çështje dite është për zgjedhje, po tregohet me 48 deputetë i paaftë me bë institucione, tashmë edhe mbështetësit, kanë filluar t’i reduktohen dhe gjithë këto sjellje e paraqitje, keqpërdorime të mediave, janë përpjekje të kota për ta paraqitur një Albin nga ai Albini hipokrit dhe i pafytyrë që e njeh opinioni”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, Berisha tha se Kurti po mundohet të shihet ndryshe në opinion, por sipas tij “të gjithë e njohin”.

“Fotoja me Bedri Hamzën, thjesht këtu ka mbetur, si gomari në lloç. Po mundohet të shitet në opinion më ndryshe nga ai që e njohim. Mendoj që kjo bllokadë është bllokadë e cila derivat i politikës që ka ndjekur deri tash Albini e veçanërisht i qeverisjes të stilit mafioz të Koza Nostrës. Kjo formë e qeverisjes nuk ka lënë hapësirë që askush të bashkëpunojë. Edhe në momentin kur dikush si Limaj, bën përpjekje jo vetëm në këtë rast, por edhe në të kaluarën në disa situata të bllokadave, Fatmiri ka kontribuar, por në këto momenty Kurti di të përgojojë ose edhe të lëshoj kunja”, deklaroi ai.

Related Articles