Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, ka deklaruar se do të votojë “pro” për themelimin e Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me krijimin e qeverisë, Berisha ka deklaruar se s’ka marrëveshje me LVV-në për përfshirje në Qeveri. Berisha para se të hyjë në Kuvend, ka deklaruar se nëse krijimi i Qeverisë varet nga vota e tij, ai do ta sakrifikojë duke votuar “pro”, por thotë se kjo s’e bën atë pjesë të Qeverisë.