Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka folur në lidhje me vjedhjen e votave, duke thënë se dyshon që është reprizë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai në emisionin “DTP te Fidani” në Klan Kosova tha se për atë që ka ndodhur në Prizren, duhet hetim i hollësishëm.
“Kjo që ndodhi ditëve të fundit, unë dyshoj se është reprizë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për të cilat unë edhe kam shkruar dhe kam ngritur alarmin. Kjo në Prizren do një hetim më të hollësishëm”, është shprehur ai.
