Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është tallur me një deklaratë të kolegut të tij nga VV, Dimal Basha.
Kjo pasi që ky i fundit foli për zhvillimet e fundit në veri, duke cekur edhe rëndësinë e shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin e vendit.
E Berisha, tha se deri tash nuk ishte fort i frikësuar me gjendjen në veri, por kur Basha flet për sovranitet, atëherë ai frikësohet për qytetarët në veri.
“E di që kryeministri është njeri paqësor dhe është thirrë në dije e laps shumë. Zgjedhe problemin me dije. E për shtrirje të sovranitetit që Serbia po bën telashe, e dij. Mos t’ish kanë ky deputeti këtu, unë nuk isha frikësu shumë, por pikërisht që po më tregon ky, unë po frikësohna për njerëzit atje”, tha Berisha.