Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka shpallur se më 17 prill opozita do të organizojë një protestë në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai e cilësoi opozitën “më të fuqishme se kurrë, më të vendosur se kurrë në misionin e saj”, duke theksuar se protesta e 22 marsit tregoi se shqiptarët nuk pajtohen me korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë, shkruan rtsh.al.
“Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, shqiptarët do të jenë në Tiranë për ta kërkuar këtë”, tha ai.
