Berisha-Qeverisë: E lëshuat bajrakun, e mashtruat prap popullin

Berisha-Qeverisë: E lëshuat bajrakun, e mashtruat prap popullin

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale, shkruan GazetaEnigma

“Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh. Sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme. E leshuat këtë bajrak dhe i mashtruat prape qytetarët. Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë”, tha Berisha drejtuar VV-së. / GazetaEnigma

Related Articles