Berisha: Rama përpiqet të trembë opozitën dhe qytetarët me arrestimin e Metës

Berisha: Rama përpiqet të trembë opozitën dhe qytetarët me arrestimin e Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, duke e konsideruar veprimin e kryeministrit Edi Rama si një përpjekje për të shuar aksionin opozitar.

Berisha akuzon Ramën për urrejtje të thellë ndaj kundërshtarëve politikë dhe për përpjekjen për të frikësuar qytetarët.

Në një prononcim, ai tha se me këtë akt, Rama synon të trysnojë opozitën dhe të trembë të rinjtë, të cilët, sipas tij, përbëjnë një rrezik të madh për regjimin e tij.

“Kërkon të ndryjë në konformizëm intelektualët e vendit, duke i bërë të ndihen të rrezikuar,” shtoi Berisha, duke theksuar se sulmi i opozitës është fatal për qeverisjen aktuale, raporton A2 CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles