Berisha: Shpeshherë i kam thanë se nuk je Hashimi i luftës, por intervista tregoi se ai është Hashimi i idealeve

Berisha: Shpeshherë i kam thanë se nuk je Hashimi i luftës, por intervista tregoi se ai është Hashimi i idealeve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është emocionuar nga intervista e Hashim THacin, e cila është realizuar prej paraburgimit në Hagë.

Derisa ka komentuar intervistën e ish-presidentit të Kosovës nga Haga, Berisha ka treguar se shpeshherë pas luftës i ka thënë Thaçit se nuk është ai që ka qenë gjatë luftës.

Megjithatë, intervista e mbrëmshme e ka bërë që ti bije pishman.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo intervistë ka treguar se ai ende është Hashimi i idealeve të luftës për liri dhe pavarësi.

“Shpeshëher i pata thën pas luftës, se nuk je ai Hashimi i para dhe gjatë luftës… Mirpo intervista e fundit nga qelia e Hagës ku po mbahet i kindapuar më shokë, tregoj se Hashimi ka ec bashkë me kohën, por ka mbetën Hashimi i idealeve të luftës për liri dhe pavarësi. Nga shumë mesezhe që dha në intrvistë, më i fuqishëm ishe; “Në Prishtinë po kthehesha pas katër vite e gjysmë. Duke zbritur nga drejtimi i Vetrenikut, afrohem afër hapësirës ku valvitet flamuri kombëtar, nga shirat dhe ndotjet dukej i qullosur, i fjetur, mezi rrinte i varur në shtyllë metalike. Shqiponja e ndarë në pjesë që vështirë ishte të ringjiteshin”. E di se të mashtruarit dhe të manipuluarit nga propaganda e Serbisë dhe e regjimit të A.Kurtit”, ka shkruar Berisha.

Related Articles