Berisha: Situata në veri e tensionuar, 150 policë lanë punën

Berisha: Situata në veri e tensionuar, 150 policë lanë punën
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se Policia e Kosovës, FSK-ja dhe organet e sigurisë janë duke punuar në kushte të rënda pune.

Berisha në konferencën për media, ka deklaruar edhe se, këtë vit 150 policë të Kosovës e kanë lënë punën për shkak të pagave të dobëta, të pajisjeve të vjetruara.

Ai ka shtuar edhe se situata në veri është shumë e tensionuar.

“Politika apo qeveria fjalët i ka të mëdha, ta merr menja ekspansioniste, ose beson, të mbushet menja që donë me marrë deri në Nish, a në fakt veprimet i kanë tkurrëse. Kujtojmë se Policia e Kosovës është në gjendje të rëndë funksionimi. Policia e Kosovës, FSK-ja dhe të gjitha organet e sigurisë janë duke punuar në kushte të rënda pune. Duke filluar nga oraret e zgjatura, moskompensim të orëve shtesë, mungesë të sigurimit në vende të punës, paga të ulëta dhe veshmbathje të dobëta që lë shumë për të dëshiruar. Ju njoftoj se këtë vit 150 policë të Kosovës e kanë lanë punën. Për shkak të pagave të dobëta, për shkak të pajisjeve të vjetruara, për shkak të gjendjes ekonomike. Është gabim shumë i madh, se qeveria e Kosovës, po e mbanë situatën demek të relaksuar  sikur të mos kishte ndodh kurgja. Situata në veri është shumë e tensionuar”, ka thënë Berisha. 

Related Articles