Ish-deputeti Zafir Berisha në një deklaratë për media ka dhënë detaje për takimin mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Berisha ka theksuar se me aq informacione sa ka as në takimin Kurti-Limaj, VV-ja nuk i pati numrat e mjaftueshëm për formim të institucioneve të reja.
“Së pari, Limaj nuk është takuar vetëm me Kurtin, por është takuar edhe me përfaqësues të partive tjera. Për nga natyra, për nga principet politike që kur e njoh Limajn në politikë, ka qenë ithtar i lëvizjeve të zonave, këta janë kryetarë të dy partive dhe janë takuar në një momentum në të cilin jemi”, tha ai në “DPT te Fidani”.
“Natyrisht nëse rri një orë apo dy me dikë do të bësh muhabet, nuk nënkupton që ai muhabet të dalë dhe të tjetërsohet sipas interesave të politikës ditore. Unë nuk kam qenë në takim, së paku sa e di, po flitet menjëherë në fillim ai nuk i ka pasë numrat edhe në takimin kur e pas me takimin Limajn nuk i pati numrat”, tha Berisha.