Bekë Berisha, deputeti i AAK-së, i replikoi kryeministrit Albin Kurti, pas fjalës së tij lidhur me draft statutin për Asociacionin.
Berisha kërkoi nga Kurti me ironi që t’iu tregojë fazat tjera që gjoja i paska pranimi i Asociacionit nga ana e tij.
“Kryeministër, besoj që sot je këtu me na kallëzu që ka Zajednicë. Edhe sa faza I ka ky pranimi, me pranu ti, me zemër, teknik, burokratike, historike. Mos i ndaj…mos bo hajgare. Kur dilshit në protesta, ju nuk jeni kanë, jonë kanë do tjerë. Gjujshin gurë e molotova, ma kanë mush mendjen që e kanë përnime. E tash po rrehin shuplaka.”.
Ai tregoi edhe një rast në kohën kur Vetëvendosje mbante protesta, sa ishte në opozitë.
“Isha me ni koleg temin në kerr, përmes protestave t’u kalu për planin e Ahtisaarit. Tha qita fëmija që po piskasin, çka kanë, i thash po dojnë pushtet sikur na, por me humbje të jetëve”.